Salernitana mbetet në Serie A, klubi shitet

Futboll

Salernitana mbetet në Serie A, klubi shitet

Nga: K.G. Më: 1 janar 2022 Në ora: 22:20
Salernitana mbetet në Serie A, klubi shitet

Klubi i futbollit Salernitana nuk rrezikon më të përjashtohet nga Serie A, pasi klubi iu shit pronarit të ri Daniel Ijervolin, raporton sot Gazeta delo Sport.

Kontrata për shitjen e klubit ishte lidhur pak para afatit (të premten në mesnatë), pas së cilës skuadra do të përjashtohej nga kampionati italian.

Salernitana ishte në bashkëpronësi të pronarit të Lazios, Claudio Lotito dhe sipas rregullave të federatës italiane, dy klube në të njëjtën rang garash nuk lejohen të kenë të njëjtin pronar.

“Po njoftoj me shumë emocion se bleva Salernitanën”, tha Iervolino për gazetën italiane.

Pas 18 ndeshjeve të luajtura, Salernitana ndodhet në vendin e fundit, në vendin e 20-të në Serie A me tetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat