Njësoj si 5 vite më parë

Futboll

Njësoj si 5 vite më parë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 20:35
Njësoj si 5 vite më parë

Tottenham vijoi ecurinë pozitive me Antonio Conten në stol edhe në vitin 2022.

Sot erdhi fitorja 0-1 përballë Watford, falë golit të kolumbianit Sanchez në minutat shtesë. Suksesi i parë sezonal në transfertë për Conten, i cili vlerësoi paraqitjen e djemve të tij në prononcimin për Sky Sport.

“Shënuam në fund, por e kërkuam me insistim golin gjatë gjithë ndeshjes. Ishim shumë të rrezikshëm në kundërsulme, ishim shumë të shpejtë, ekipi më pëlqeu, edhe fizikisht ishim lart. Zhvilluam një ndeshje të mirë, ishim ne që e kontrolluam lojën”.

Tottenham nuk fitonte në “Vicarage Road” prej fiks 5 vitesh. Ishte 1 janari i vitit 2017, londinezët mposhtnin 1-4 Watford, teksa vijojnë të jenë të pathyeshëm me Conten në stol. Pesë fitore dhe tre barazime, Arsenali i vendit të katërt mund të parakalohet nëse fitohet ndeshja e prapambetur, por Conte këmbëngul të largojë euforinë.

“Jam i lumtur me impenjimin dhe përkushtimin e djemve. Fituam 3 pikë, por duhet të jemi të përulur, duhet të vazdhojmë të luftojmë dhe të vuajmë. Mund të përmirësohemi edhe më shumë“. Në fund merkato e janarit dhe një konfirmim i dashurisë për Romelu Lukakun.

“Po, do të ketë afrime në skuadër. Lukaku? Unë ndjej dashuri të madhe për atë futbollist, por ai është një lojtar i Chelsea“, përfundoi trajneri nga Lecce, i cili po e rikthen Tottenham ekip solid dhe fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat