Newcastle është gati t’ia plotësojë

Futboll

Newcastle është gati t’ia plotësojë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 17:39
Newcastle është gati t’ia plotësojë

Klubi i Newcastle është gati që të thyejë merkaton e futbollistëve gjatë vitit 2022, ku fondet e siguruara nga sheikët arabë që kanë marrë në pronësi klubit, pritet ta transformojnë në superfuqi në futbollin anglez. Ata duket se janë gati të bëjnë çmenduri në merkato dhe sinjalet e para jepen që nga negociatat që kanë nisur me Ousman Dembele.

Futbollisti francez i Barcelonës është pranë fundit të kontratës së tij me katalanasit dhe klubi ka “ngrirë” kur ka mësuar kërkesat që ka lojtari.

Ai synon një rrogë prej 30 milionë eurosh bruto në vit, një bonus prej 30 milionë eurosh në momentin e firmës, 15 milionë euro si bonus për menaxherin e tij si dhe premio të shumta në varësi të ndeshjeve, golave e trofeve të fituara. Kërkesat kanë bërë që diskutimet për rinovimin të jenë në vendnumëro për momentin.

Nga kjo ka përfituar Njukasëll, i cili ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit për të bërë të mundur sa më parë firmën me të. Klubi anglez është gati të plotësojë kërkesat financiare të futbollistit 24-vjeçar dhe kjo e vendos atë në avantazh ndaj të gjithë pretendentëve të tjerë për lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat