Sulimani, talenti i madh në turneun Arena Cup

Futboll

Sulimani, talenti i madh në turneun Arena Cup

Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:22
Sulimani, talenti i madh në turneun Arena Cup

Në turneun e futbollit të vogël Arena Cup që po organizohet në Arena Sport në fshatin Hotël të komunës së Likovës janë në përfundim e sipër ndeshjet nëpër grupe, madje dihen edhe 16 ekipet e kualifikuara në 1/16-ën e finales.

Në këtë turne për disa ekipe po luajnë futbollistë të mirënjohur të futbollit vendor dhe të futsallit, si Armend Alimi e Bunjamin Shabani, si dhe futsallistët Taulant Ismaili, Eljasa Neziri, Erkan Seferi, Orhan Ibishi, Rexhep Sulejmani, Ylber Alili dhe shumë të tjerë.

Ndërkohë, një futbollist që ka rënë në sy tek shikuesit e futbollit dhe jo vetëm është edhe talenti i ri dhe me shumë perspektiv Agan Sulimani, i cili po luan për ekipin Kumanova-SHS Installationen-Vjenë, që udhëhiqet nga trajneri Ismet Zeqiri.

16-vjecari, Sulimani, në dy fitoret e ekipit të tij pati disa asistime shumë të mira që ndikuan direkt në golat e shënuar nga bashkëlojtarët e tij, madje ai pati edhe një shtyllë, pasi kaloi disa mbrojtës kundërshtarë.

Ekipi i tij Kumanova-SHS Installationen-Vjenë me dy fitore është kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira në turne, ndërsa aftësitë teknike dhe të golashënuesit të Agan Sulimanit mund ti presim në ndeshjet eliminatore që do të vijojnë pas disa ditësh.

Ndryshe, Agan Sulimani është lojtar i skuadrës Kumanova 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat