Kumbulla: Jam i motivuar për ta bërë vitin 2022 të veçantë

Futboll

Kumbulla: Jam i motivuar për ta bërë vitin 2022 të veçantë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 11:49
Kumbulla: Jam i motivuar për ta bërë vitin 2022 të veçantë

Marash Kumbulla i ka uruar të gjithëve vitin e ri, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mbrojtësi shqiptar i Romës shprehet se në vitin 2022 do jetë energjik dhe më i motivuar se kaq, për të arritur objektiva të rëndësishëm.

“Mirënjohës për gjithçka kam përjetuar vitin e fundit, por jam energjik dhe i motivuar për ta bërë vitin 2022 edhe më të veçantë! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!”, shkruan Marash Kumbulla.

21 vjeçari po luan sezonin e tij të dytë në Romë, teksa ka zhvillaur 7 ndeshje këtë edicion. Në sezonin e parë luajti 21 takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat