Antonio Conte jep detaje rreth transfereve të reja

Futboll

Antonio Conte jep detaje rreth transfereve të reja

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 15:59
Antonio Conte

Antonio Conte ka dhënë disa përditësime të reja në lidhje me situatën aktuale të kontratave të disa lojtarëve si dhe për merkaton e janarit.

Italiani ka folur për kontratën e portierit francez Hugo Lloris duke dhënë se ai është kapiteni dhe ai dëshiron të qëndrojë dhe do të flasin për të gjetur një zgjidhje.

“Hugo është një lojtar i Tottenhamit, ai është kapiteni dhe ai dëshiron të qëndrojë. Sigurisht që ai do të flasë me klubin për të gjetur një zgjidhje", u shpreh Conte.

“Unë mendoj se Hugo dëshiron të qëndrojë, ai e do klubin, ai qëndron mirë në Tottenham.”

Conte gjithashtu ka njoftuar se së shpejti do të ketë nënshkrime të reja në Tottenham.

“Sigurisht që ne kemi nevojë për nënshkrime të reja. Pas vetëm dy javësh thashë se duhet të përmirësojmë cilësinë e kësaj skuadre".

“Harry Winks do të qëndrojë këtu – mund të mbështetem tek ai”, ka përfunduar Conte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat