Vazhdojnë infektimet në Serie-A, preket skuadra tjetër italiane

Futboll

Vazhdojnë infektimet në Serie-A, preket skuadra tjetër italiane

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 20:39
Ilustrim

Empoli është bërë klubi i fundit italian që ka njoftuar tri raste pozitive me COVID-19 pas kthimit nga pushimet e Krishtlindjeve.

Seria A mori pushim gjatë festave, duke lejuar lojtarët dhe stafin të takonin familjet e tyre, në disa raste duke udhëtuar edhe në vende të ndryshme.

Në mënyrë të pashmangshme, kjo shkaktoi një rritje të infeksioneve dhe Empoli njoftoi se tre anëtarë stafit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 përpara rikthimit në stërvitje.

Nuk është e qartë nëse ndonjë nga këta janë lojtarë, apo thjesht anëtarë të stafit stërvitor.

Në deklaratë sqarohet se të tre janë plotësisht të vaksinuar dhe nuk kanë qenë në kontakt me pjesën tjetër të grupit për të paktën shtatë ditë.

Prandaj, të tjerët nuk kanë nevojë të futen në karantinë, ndaj stërvitjet rifilluan normalisht.

Fiorentina dhe Torino gjithashtu konfirmuan se kishin disa raste pozitive, derisa skuadrat po kthehen në stërvitje përpara raundit tjetër të Serie A më 6 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat