Klubi i Serie A raporton raste të reja me COVID-19

Futboll

Klubi i Serie A raporton raste të reja me COVID-19

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:23
Klubi i Serie A raporton raste të reja me COVID-19

Koronavirusi mbërrin edhe te skuadra e Torinos, ku kanë rezultuar pozitiv dy persona.

Një lojtar dhe një pjestar i stafit të ekipit granata janë infektuar ndonëse kanë qenë të vaksinuar me të dyja dozat.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi torinez me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj teksa njoftojnë se të dy janë vetë-izoluar në banesat e tyre në respekt të protokollit antiCOVID.

COVID-19 është përhapur me shpejtësi të madhe në ditët e fundit ku edhe në futboll nuk mungojnë infektimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat