Ngritja e statujës së yllit portugez është përcjellur me kritika

Futboll

Ngritja e statujës së yllit portugez është përcjellur me kritika

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:58
Ngritja e statujës së yllit portugez është përcjellur me kritika

Një skulpturë e yllit të Man United është zbuluar në ish-koloninë portugeze, qytetin indian Goas. Punimi i saj thuhet se ka kushtuar 14 mijë euro, dhe është e përbërë nga 65 gurë të çmuar.

Ministri i sportit ka thënë se statuja e Ronaldos është ngritur për të frymëzuar djemtë dhe vajzat e reja që të jenë shembuj suksesi.

Ngritja e statujës së yllit portugez është përcjellur me kritika.

Shumë zëra kritikë kanë thënë se në vend të kësaj statuje, duhet të ishin nderuar futbollistët indianë e jo të huajt.

Shteti indian perëndimor i Goa ishte një koloni e Portugalisë, por u aneksua nga India 60 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat