Klopp: Liverpooli e meritoi humbjen

Futboll

Klopp: Liverpooli e meritoi humbjen

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 09:19
Klopp

Jurgen Klopp e ka pranuar që Liverpooli ka bërë një paraqitje tejet të keqe në humbjen e mbrëmshme me rezultat minimal 1:0 kundër Leicester Cityt.

“Të Kuqtë” e kishin të vështirë që të krijonin raste për gol pas penalltisë së humbur nga ylli egjiptian Mohamed Salah në minutën e 16’, ku më pas pësuan gol në minutën e 59’ nga Ademola Lookman.

Goli i Lookman doli të ishte i fundit në këtë ndeshje dhe i fitores për “Dhelprat” e Brendan Rodgers, ku tani Liverpooli gjen vetën gjashtë pikë larg liderit të tabelës Manchester Cityt, dhe në pikë të njëjta me vendin e tretë Chelsean.

“Ne luajtëm një lojë tejet të dobët, kështu që kjo ishte një humbje e merituar. Vendimet tona gjatë ndeshjes ishin të dobëta, ndoshta na mungonte paksa faati. Kështu është. Duhet të kishim më shumë momente të tilla. Kishim shumë për të arritur fitoren, por nëse humbet të duhen më shumë”, tha Klopp.

“Mendoj që e filluam mirë, ndërkaq më pas ne e humbëm të gjithë ritmin dhe nuk e rikthyem. Nga ai moment çdo gjë ishte me forcë, kështu që nuk kam asgjë më shumë për të thënë. Po ashtu, rrethanat ku Leicester luajti para dy ditësh, ata e merituan, absolutisht”, shtoi trajneri gjerman.

Në humbjen e mbrëmshme, Liverpooli dështoi që ta gjej golin në një ndeshje të Premier Ligës angleze për herë të parë që nga muaji mars, ku që nga humbja 1:0 kundër Fulhamit, skuadra e Jurgen Klopp kishte shënuar në 29 ndeshje radhazi.

Ndeshja e radhës për Liverpoolin do të jetë si mysafirë i kampionit evropian Chelsea, përballje kjo që zhvillohet më 2 janar nga ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat