Shkëndija edhe pa Muratin?

Futboll

Shkëndija edhe pa Muratin?

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 22:22
Mevlan Murati

Pas futbollistëve Armend Alimit dhe Rubin Hebajt, Shkendija nga Tetova mund të mbetet edhe pa Mevlan Muratin, ish-mbrojtësin e djathtë të kombëtares së të rinjve të Maqedonisë, për të cilën luajti në Kampionatin Evropian të Polonisë në vitin 2017.

Gjegjësisht, siç raportojnë mediat, skuadra e Egnatias, anëtare e ligës elitare në Shqipëri, i ka dorëzuar një ofertë futbollistit të Shkendijës.

Kujtojmë se trajneri i ri i Egnatias është Zekirija Ramadan, i cili nuk e fsheh se dëshiron mbrojtësin e kampionit aktual të Maqedonisë.

Murati ka luajtur në Shqipëri 8 vite më parë, te skuadra e Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat