Mbappe qartëson gjërat

Futboll

Mbappe qartëson gjërat

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:52
Mbappe qartëson gjërat

Kylian Mbappe nuk dëshiron që të lërë PSG-në në afatin kalimtar të janarit, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit në verën e vitit 2022.

Real Madrid e do sulmuesin francez me çdo kusht, dhe është raportuar se një goditje e madhe mund të ndodhë në janar.

Por, në një intervistë për CNN, Mbappe ka hedhur poshtë diçka të tillë, por nuk ka konfirmuar asgjë më shumë se çfarë do të ndodhë në qershor, kur t’i përfundojë kontrata me Parisin.

“Nuk është momenti për të folur për të ardhmen.

Në mendje kam vetëm që ta mposhtim Realin në shkurt dhe mars. Jo, në janar s’do të shkojë në Madrid. Do të përfundojë sezonin me PSG-në. Dua të jap gjithçka për të fituar një trofe të madh për tifozët, mendoj se e meritojnë”, u shpreh Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat