Gazetari italian zbulon luftën e madhe

Futboll

Gazetari italian zbulon luftën e madhe

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:15
Gazetari italian zbulon luftën e madhe

Kylian Mbappe nuk është emri i vetëm “big”, i cili mund të bëjë bujë që në merkaton e dimrit. Një tjetër emër i njohur i futbollit po kërkohet nga shumë klube të mëdha.

Bëhet fjalë për yllin e verdhezinjve dhe të kombëtares norvegjeze, Erling Haaland. Ndonëse nuk pritet ndonjë “bombë” në janar, sulmuesi i Dortmundit pritet të trazojë jo pak ujërat e merkatos që tani.

Gazetari i mirënjohur i merkatos së lojtarëve Gianluka di Marcio ka deklaruar me siguri se e ardhmja e Erling Haalandit nuk do të jetë diku tjetër veç Spanjës!

“Erling Haalandit nuk është se i pëlqen shumë Premier Liga. Kampionati anglez nuk është ëndrra e tij. Të paktën për momentin nuk përbën kampionatin e preferuar për të. Nga çfarë di dhe kam mësuar, ai është më i hapur për t’u transferuar në Spanjë. Mendoj se La Liga është kampionati ideal për të.

Nëse nuk shkon në La Liga ai mund të qëndrojë në Gjermani”, ka thënë Di Marcio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat