Inter konsideron rinovimin e kontratës së Inzaghit

Futboll

Inter konsideron rinovimin e kontratës së Inzaghit

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 22:56
Simone Inzaghi.

Skuadra e Inter është kthyer në formën më të mirë të mundshme dhe është afruar tashmë me liderët e Serie A.

‘Zikaltrit’ po dhurojnë spektakël, duke shënuar fitore me shumë gola, lojë të hapur me pasime të shpejta e të shkurtra.

Gjithë këto avancime këtë sezon kanë bërë që bordi i skuadrës të jetë shumë i kënaqur me trajnerin Simone Inzaghi.

Sipas Gazzetta dello Sport, Inzaghit pritet t’i ofrohet kontratë deri në vitin 2025.

Inter aktualisht është një pikë larg Milan, por me ritmin që po tregon, parakalimi është vetëm çështje kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat