Tuchel: Duhet të kthejmë pesë zëvendësime

Futboll

Tuchel: Duhet të kthejmë pesë zëvendësime

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 18:47
Tuchel: Duhet të kthejmë pesë zëvendësime

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka folur për nevojën se duhet të kthehen pesë zëvendësimet gjatë ndeshjes në Premierligë pasi që situata me COVID është shumë e rëndë dhe e vështirë.

Tuchel dëshiron futjen e rregullit të pesë zëvendësimeve, sepse mendon se rregull u shpik për të mbrojtur futbollistët kur pandemia sapo kishte filluar.

“Ne kemi të njëjtën situatë si të tjerët, kemi arsye për t'u shqetësuar, sepse nuk jemi vetëm futbollistë dhe trajnerë, por edhe baballarë, kemi familje që janë të shqetësuar edhe anëtarët.

Por ne patëm fatin të mbajmë punët tona, të bëjmë atë që duam më shumë, ndaj situata është e paqartë. Dhe unë jam i impresionuar me mënyrën se si ekipi e percepton atë që po ndodh.

Ju e dini shumë mirë që ne kishim shtatë teste pozitive në tre ditë kur po përgatiteshim të luanim me Wolverhampton. Në këtë drejtim, dëshiroj që të kërkojmë futjen e rregullit të pesë zëvendësimeve, sepse ai u shpik për të mbrojtur futbollistët kur pandemia sapo kishte filluar.

Mendoj se situata është shumë serioze dhe e vështirë, kështu që pasi kemi vendosur të vazhdojmë të luajmë, të paktën duhet të jemi në gjendje të bëjmë pesë zëvendësime për të menaxhuar ngarkesën mbi lojtarët”, tha Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat