Neymar i bën qejfin vetes

Futboll

Neymar i bën qejfin vetes

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Neymar i bën qejfin vetes

Pagat që fitojnë futbollistët iu shërbejnë atyre për të jetuar mes luksit teksa ata shpeshherë nuk ngurrojnë t’ia plotësojnë tekat vetes së tyre. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me Neymar, i cili i ka shtuar koleksionit të pronave të tij, një shtëpi tejet luksoze.

Sulmuesi i PSG ka shpenzuar më shumë se 2.5 milionë paund për vilën luksoze e cila është në Brazil.

Një vilë e cila ka në total shtatë dhoma, një pishinë të përmasave gjigande, një tavolinë bilardoje, 20 vende parkimi si dhe një ashensor për të lëvizur në mënyrë sa më komode në brendësi të vilës.

Sakaq, Neymar e ka inaugurua këtë vilë për Krishtlindje aty ku kishte ftuar familjarët dhe miqtë e tij më të ngushtë teksa të pranishëm ishin Marquinhos apo edhe e dashura e re Bruna Biancardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat