Sulmuesi italian nuk po gjen gjuhë të përbashkët me presidentin e Napolit

Futboll

Sulmuesi italian nuk po gjen gjuhë të përbashkët me presidentin e Napolit

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 10:10
Sulmuesi italian nuk po gjen gjuhë të përbashkët me presidentin e Napolit

Lorenzo Insigne është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin.

Sulmuesi italian nuk po gjen gjuhë të përbashkët me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis për vazhdimin e kontratës.

Insigne aktualisht fiton një pagë vjetore prej pesë milionë eurove në sezon, derisa Napoli i ka ofruar vazhdimin për katër vite me 3,5 milionë.

Por e ardhmja e lojtarit mund të jetë në elitën e futbollit amerikan MLS.

Është skuadra kanadeze Toronto FC që i ka bërë një ofertë shumë të mirë financiare lojtarit të Kombëtares së Italisë.

Sipas asaj që ka raportuar La Gazzetta dello Sport, klubi kanadez i ka ofruar plot shtatë milionë euro në sezon sulmuesit italian.

Insigne ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet në Napoli, apo do të vazhdoj kontratën në MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat