Rangnick dëshiron të heqë Kupën e Ligës

Futboll

Rangnick dëshiron të heqë Kupën e Ligës

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 00:38
Ralf Rangnick.

Ralf Rangnick, i punësuar s fundmi për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer, ofroi dy sugjerime për të lehtësuar kalendarin e ngjeshur të futbollit të Anglisë, marrë nga A Bola.

“Anglia është i vetmi vend në top 5 ligat ku ka dy Kupa. Në Francë ata tashmë e kanë hequr Kupën e Ligës dhe kjo është diçka që duhet ta diskutojmë këtu. Mbajtja e Kupës së Ligës për klubet e kategorisë së tretë dhe të katërt, në mënyrë që të përfitojnë financiarisht. 

Por në një orar kaq të ngjeshur, me kaq shumë ndeshje, ata duhet ta marrin parasysh këtë situatë. Për më tepër, përsëritjet në ndeshjet e Kupës në rast barazimi kanë qenë problem dhe në vendet e tjera kjo nuk ndodh. 

Duhet të jetë një çështje tjetër në tryezë”, theksoi gjermani në një deklaratë për Daily Mail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat