Newcastle është në pritje që kampioni francez

Futboll

Newcastle është në pritje që kampioni francez

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 11:56
Newcastle është në pritje që kampioni francez

Skuadra angleze Newcastle United ka pronarët më të pasur në botë, ndërsa këtë sezon është thelluar në krizë, ku pas 18 ndeshjeve në Premier Ligën angleze zë vendin e 19 në tabelë me vetëm 10 pikë të arkëtuara.

Por, krerët e Newcastle dëshirojnë që ta rikthejnë skuadrën e tyre në majat më të larta të futbollit, ku edhe janë duke u përgatitur për transferime në këtë janar.

Në fakt, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano Newcastle po planifikon që të nënshkruajë me një mbrojtës qendre eventualisht dy, ku holandezi Sven Botman kryeson listën e të dëshiruarve.

Newcastle është në pritje që kampioni francez Lille të jap një përgjigje mbi çmimin final të Botman, dhe më pas të tentojë që ta sjellë atë në stadiumin “St.James Park”.

Po ashtu, interesim serioz në shërbimet e Botman ka treguar edhe gjigandi italian AC Milan, ku edhe është duke e monitoruar situatën e tij te skuadra franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat