Shtypi francez fundos Messin me shokë!

Futboll

Shtypi francez fundos Messin me shokë!

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 21:23
Shtypi francez fundos Messin me shokë!

Në Francë, pavarësisht kryesimit bindës në kampionat, PSG është gjithmonë në qendër të kritikave. Footmercato ka analizuar rendimentin e pesë goditjeve të parisienëve në merkaton e verës, duke nënvizuar se askush nuk po jep atë që pritej, për arsye të ndryshme.

Për Achraf Hakimi: “Pas një fillimi të mirë të sezonit, prej disa javësh po shkëlqen më pak. Duket ndryshe dhe mangësitë e tij në mbrojtje janë të qarta. Kalon shumë kohë duke telefonuar, por pa marrë përgjigje”.

Për Georginio Wijnaldum: “Duket se ka humbur rrugën. Përtej dygolëshit kundër Leipzig, nuk ka numra të rëndësishëm dhe ka më keq: aventura e tij parisiene mund të mbyllet para kohe. Thuhet se do të kthehet në Angli për të luajtur me Arsenal-in”.

Për Sergio Ramos: “Numrat e tij (duke përfshirë edhe kartonin e kuq brenda 4 minutash në ndeshjen e fundit) janë një katastrofë. Nuk mund të bëjë më keq se kaq në fazën e dytë të sezonit”.

Për Lionel Messi: “Është e qartë se nuk ndihet në shtëpi dhe nuk ka suksesin që shpresonte. Ka shumë pak peshë në lojën e skuadrës”.

Për Gianluigi Donnarumma: “Nuk ka shumë për të kritikuar. Duhet të merret me Keylor për shkak të një trajneri që refuzon të përcaktojë një hierarki të qartë. Nuk ka bërë gabime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat