Shkëndija përforcohet

Futboll

Shkëndija përforcohet

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:37
Shkëndija përforcohet

Shkëndija ende nuk ëshë aktivizuar në merkato, mirëpo ambiciet e tyre çdoherë bëjnë që  nga Tetova të vjen ndonjë super lajm, që ka të bëjë me përforcimet eventuale të kësaj skuadre.

Jo zyrtarisht mësojmë se “kuqezinjtë” nga Tetova tashmë kanë bërë për vete dy futbollistë të huaj, që pritet të shtojnë konkurrencën në ekipin e parë, por gjithashtu edhe për të ndihmuar skuadrën për të arritur objektivin.

Fjala është për mesfushorin ofenziv nga Brazili,  Andre Mensalao dhe sulmuesin nga Gambia, Pa Omar Xhobe.

31-vjeçari Mensalao pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në vendlindjen e tij në Brazil, nga ku shkurtin e këtij viti kishte vendosur që të transferohet në Armeni te skuadra e Lori Vanadzor, nga e cila gjatë merkatos së  verës së kaluar i ishte bashkuar skuadrës së FC Sevan.

Pra gjithsej 17 ndeshje kishte zhvilluar në kampionatin armen, duke regjisruar edhe 8 gola, 6 prej të cilëve me Sevan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat