Krasniqi i zhgënjyer

Futboll

Krasniqi i zhgënjyer

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:15
Krasniqi i zhgënjyer

FC Prishtina aktualisht mbanë epitetit e kampionit të Kosovës dhe padyshim njëri nga më të merituarit që “bardhekaltrit” gëzojnë këtë epitet është Besnik Krasniqi.

Ai edhe pse mbrojtës luajti një rol të madh edhe në fazën ofensive duke shënuar hiq më pak se 14 gola, madje edhe në ndeshjet vendimtare.

Por ja që gjithë këto sikur nuk u panë nga trajnerët e Superligës që Krasniqin e lanë jashtë 11-shës më të mirë të vitit.

Reagimet ishin të shumta, derisa vet futbollisti befasohet se pse u la jashtë kësaj përbërje.

“Nuk e di nëse do apo jo koment kjo gjë. Mendoj se është marre kjo që ka ndodhur. Sa i përket trajnerëve unë nuk kam asgjë të keqe më asnjë trajnerë dhe më të gjithë kam raporte të mira. Gjithsesi, ata që nuk më kanë votuar nuk e di se çfarë kanë menduar”, ka thënë për Demokracia, Besnik Krasniqi i cili nuk e ka ndërmend të thyhet nga kjo padrejtësi dhe të vazhdojë punën si duhet.

“Unë nuk jam futbollist i ri që të ndikohem nga kjo, por mendoj se nuk duhet të ndodhë kjo, pasi një lojtar i ri mundet të dëshpërohet. Unë thjesht nuk e di çfarë duhet të bëjë një lojtar më shumë që të në formacionin e vitit. Futbolli duhet të shikohet dhe vlerësohet për sezonin, por po e përsërisë le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që e kanë bërë këtë”, ka përfunduar Besnik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat