Barcelona gjatë javës së ardhshme zyrtarizon rinovimin e Dembeles

Futboll

Barcelona gjatë javës së ardhshme zyrtarizon rinovimin e Dembeles

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 08:07
Ousmane Dembele

Barcelona do bëjë zyrtare rinovimin e sulmuesit Ousmane Dembele gjatë javës së ardhshme.

Francezi është pjesë kyçe e formacionit bazë të Xavit dhe ka vendosur t’i mbetet besnik skuadrës katalunase.

Gazetari Gerard Romero ka zbuluar se Barcelona synon të kompletojë rinovimin e futbollistit gjatë verës tjetër.

Sipas tij, ishte Dembele që kishte kërkuar nga agjenti duke i thënë “Negocio për të rinovuar”.

Ndërkohë, Manchester United, Liverpool dhe Juventus ishin në garë për transferimin e Dembele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat