Manaj me shokë heronj në stadiumin Maradona

Futboll

Manaj me shokë heronj në stadiumin Maradona

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 00:49
Manaj me shokë heronj në stadiumin Maradona

Napoli pësoi një humbje të befasishme në kampionat teksa u mposht nga Spezia me rezultatin 0-1.

Por, ajo që bën më shumë përshtypje në këtë takim është fakti se miqtë nuk regjistruan asnjë gjuajtje në kuadratin e kundërshtarëve.

Por, si e fitoi Spezia ndeshjen?

E thjeshtë, ekipi ku aktivizohet edhe lojtari i kombëtares Rey Manaj, shfrytëzoi më së miri një autogol të Juan Jezus në pjesën e parë dhe në këtë formë doli me tre pikë të plota nga Stadio Maradona duke e ruajtur me fanatizëm avantazhin.

Një trepikësh që i jep frymëmarrje Spezias në këtë fundvit, teksa ekipi i drejtuar nga Thiago Motta renditet në vendin e 17 me 16 pikë të grumbulluara. Sa i përket Manajt, lushnjari ishte titullar në suksesin ndaj Napolit dhe e luajti të plotë 90-minutëshin, ndërsa u ndëshkua me një karton të verdhë në minutën e 51.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat