Spalletti: Nuk mund të tallemi me ndjenjat e njerëzve

Futboll

Spalletti: Nuk mund të tallemi me ndjenjat e njerëzve

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:19
Spalletti: Nuk mund të tallemi me ndjenjat e njerëzve

“Insigne? Më vjen keq që nuk kam lojtarë të këtij niveli në dispozicion. Por duhet të vazhdojmë të bëjmë pikë, sepse ndeshjet nuk kthehen më. Kemi përpara një ndeshje të vështirë dhe duhet ti japim vazhdimësi fitores përballë Milanit, duhet të duket sikur nuk kemi dalë fare nga “San Siro”.

Në Spezia kam luajtur dhe është një qytet me të cilin jam i lidhur, e njoh ambientin dhe e di pasionin e tifozëve për skuadrën”, ka deklaruar në prag të ndeshjes kundër Spezias, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti.

“Unë kam besim dhe ashtu shpresoj të ndihet edhe skuadra. Këtë gjë dua ta shoh që nga minuta e parë. Duhet të ndërtojmë diçka serioze dhe të besueshme për njerëzit që na duan.

Nuk mund të tallemi me ndjenjat e njerëzve dhe duhet të arrijmë rezultate. Dua të fitoj ndeshjen e radhës. Në mëngjes takoj tifozët dhe të gjithë më thonë të njëjtën gjë, kanë të njëjtën dëshirë për fitore dhe ta transmetojnë edhe ty”, ka vazhduar tekniku.

Kupa e Afrikës – “Shpresoj që të mbizotëroje mirëkuptimi dhe që institucionet të bëjnë vlerësimet e duhura. Duke luajtur me fjalët, Kupën e Afrikës e kam përkufizuar: një përbindësh të padukshëm.

E vlerësoj shumë atë që do të shoh në ato ndeshje, por është e qartë që kur futem në dhomat e zhveshjes dhe nuk shoh Koulibaly dhe Osimhen, më mungojnë pikat e referimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat