Samiti i FIFA-s mbi të ardhmen e futbollit

Futboll

Samiti i FIFA-s mbi të ardhmen e futbollit

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 11:08
Infatino

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në Samitin Global të FIFA-s,

“E ardhmja e Futbollit”. Në këtë samit, që në kushtet e ndikuara nga Covid-19, u zhvillua online dhe në të cilin ishin të pranishëm 211 Federatat anëtare të qeverisë së futbollit botëror, u prezantua studimi i fizibilitetit mbi organizimin e kompeticionit të Kupës së Botës për meshkuj dhe femra në ҫdo dy vite.

Studimi që u prezantua ditën e sotme, vjen pas mandatimit të administratës së FIFA-s në Kongresin e 70-të të saj.

Në këtë samit ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të federatave anëtare u diskutua  mbi skenarët e ndryshëm si dhe impaktin që mund të ketë në futbollin botëror ky propozim. Nga janari i vitit të ardhshëm, FIFA do të vazhdojë me konsultimet në nivel Konferederatash dhe grupime Federatash anëtare për të bërë një prezantim të detajuar të studimit.

Synimi i këtyre takimeve është diskutimi mbi rreziqet dhe përfitimet që mund të paraqesë një ndryshim kaq madhor në futbollin botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat