Presidenti i FIFA thotë se Kupa e Afrikës mund të luhet në shtator

Futboll

Presidenti i FIFA thotë se Kupa e Afrikës mund të luhet në shtator

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 20:46
Infantino

Kupa e Afrikës ishte një nga shqetësimet kryesore për skuadrën e Liverpool.

‘Reds’ duhej të bënin kalkulimet e tyre pa shërbimet e Mo Salah, Sadio Mane e Naby Keita, për janarin e hershëm.

Kupa e Afrikës planifikohej për periudhën 9 janar – 6 shkurt 2022 dhe kjo shqetësonte Jurgen Kloppin që është në garë për titullin e Premier League.

Mungesat e dyshes do të ishin goditje e rëndë, por tani Reds kanë marrë lajme të mira. Presidenti i FIFA, Infantino thotë se Kupa e Afrikës mund të luhet në shtator.

“Është turne që luhet çdo dy vite dhe ne e dimë rëndësinë e tij. Deri vite më parë, askush nuk interesohej nëse luhej dimrit. Tani, është problem sepse shumë afrikanë luajnë në skuadra të mëdha evropiane, dhe humbin një pjesë sezoni”, ka thënë Infantino.

“Nëse mund të rivendosim kalendarin, duhet të shohim për opsionin që turneu të luhet në shtator. Do të zgjidhnim një problem që i prek shumë liga. Është pjesë e procesit dhe po flasim. Është me rëndësi të zgjedhim më të mirën për të gjithë”, shtoi presidenti i FIFA.

Trajneri Jurgen Klopp sigurisht se do t’iu gëzohet këtyre komenteve. Ditë më parë ai përfshihej në një zënkë me trajnerin e Senegalit, pikërisht për Kupën e Afrikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat