Ismet Munishi vjen me një thirrje për ndjekësit e tij për festat e fundvitit

Futboll

Ismet Munishi vjen me një thirrje për ndjekësit e tij për festat e fundvitit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 19:05
Ismet Munishi vjen me një thirrje për ndjekësit e tij për festat e fundvitit

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, përmes një postimi në facebook u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të blejnë produktet vendore me rastin e festave të fundvitit.

Shefi i shtabit teknik te “kuqebardhët” përmes një postimi ka kërkuar nga ndjekësit që për festat e fund vitit të blejnë produkte vendore dhe t’i përkrahin prodhuesit vendor.

Kjo kampanjë është mbështetur edhe nga disa tifogrupe të klubeve të Superligës së Kosovës dhe atyre të Ligës së Parë.

“Blej shqip. Blej të vendit. Festo me produkte të vendit. Gëzuar festat”, ka shkruar Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat