Çfarë flitet për Azpilicueta?

Futboll

Çfarë flitet për Azpilicueta?

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 15:37
Çfarë flitet për Azpilicueta?

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka folur për të ardhmen e qendëmbrojtësit Cesar Azpilicueta, pas raportimeve të rritura se mund të largohet në verë.

Kontrata e spanjollit skadon në verë dhe është i lirë që në janar të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër tjetër jashtë Premierligës.

Azpilicueta thuhet se kërkohet nga Barcelona, derisa thuhej se marrëveshja ishte në fazë të avancuar.

Pos kësaj, presidenti i klubit, Roman Abramovich është përgatitur për një lamtumirë magjike, në rast që kapiteni vendos të largohet nga “Blutë”.

Sidoqoftë, Tuchel thotë se e ardhmja e Azpilicuetsas mbetet në dorën e tij, derisa e quan lojtar dhe kapiten fantastik.

“Nuk shoh ndonjë problem këtu. Situata mes Azpi, meje dhe klubit është shumë e qartë. Është kapiteni ynë”.

“Ka mundësinë të qëndrojë sa më gjatë dhe të bëhet legjenda që është. Është kapiten dhe lojtar fantastik”.

“Nëse janë disa javë që nuk luan shumë, si në javët e fundit, ka disa arsye. Fillimisht ishte i lënduar në krahë. Pastaj, skuadra luajti në pozitë të fortë me Trevoh Chalobah dhe Andreas Christensen dhe me Reece James si mbrojtës i majtë”.

“Kështu funksionon. Nëse ndonjë lojtar e di si është, atëherë është Azpi. Është shumë i qetë. Ka gjithçka në duart e tij. Nuk shoh ndonjë sinjal që duhet të shqetësohemi”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, spanjolli ende nuk ka vendosur nëse do vazhdojë t’i qëndrojë besnik skuadrës angleze, apo t’i bashkohet Barcelonës në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat