Allegri tregon objektivat

Futboll

Allegri tregon objektivat

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 22:40
Allegri tregon objektivat

Tifozët e Juventusit duhet të harrojnë të gjithë emrat që kanë qarkulluar kohët e fundit në  mediat italiane si përforcime për merkaton. Pas administratorit Arrivabene, edhe trajneri Masimiliano Alegri ka konfirmuar se skuadra nuk do të hyjë në merkato në janar.

Pas fitores ndaj Bolonjës, Alegri vlerësoi ekipin për atë që kishte dhënë dhe theksoi se skuadra nuk do të pësonte ndryshime në janar.

“Grupi i lojtarëve i Juventusit është mjaft i mirë, duhet punuar me këta futbollistë rreth vetëbesimit dhe mentalitetit. Do të punojmë deri në qershor më këta, ndërsa të martën duhet të fitojmë një ndeshje tjetër.

Në katër ndeshjet e fundit kemi pësuar vetëm një gol, por duhet përmirësuar.

Jam i lumtur me grupin që kam, e dinim që nuk do të ishte e thjeshtë të mbërrinim mes katër të parëve”, theksoi trajneri duke shpjeguar kështu edhe objektivin që kanë për momentin bardhezinjtë, aktualisht në vendin e 6 në klasifikim.

I pyetur rreth një parashikimi për Milan-Napoli, Alegri preferoi të mos bënte komente. “Unë dua që të fitoj ndeshjen e të martës që të shkojmë të qetë drejt festave”, ishin fjalët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat