Marash Kumbulla i propozohet Napolit

Futboll

Marash Kumbulla i propozohet Napolit

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:40
Marash Kumbulla i propozohet Napolit

Marash Kumbulla ishte ylli i Serisë A te Verona dhe shihej si mbrojtësi me më shumë prespektivë në kampionatin italian.

Debutimi te Roma do të niste ndaj Juventusit, ku mbrojtësi shqiptar ishte një nga më të mirët e takimit.

Por dëmtimet dhe infektimi nga COVID e tjetërsoi disi lojtarin tonë, duke çaluar ndjeshëm në performancë.

Së fundmi mediat pranë klubit të Napolit kanë raportuar se Marash Kumbulla i është propozuar si kandidaturë edhe Napolit. Megjithatë trajneri Spaleti nuk është bindur nga futbollisti i Shqipërisë duke e refuzuar.

Mbetet që të shihet sesi do të vazhdojë historia në merkaton e janarit mes Kumbullës dhe Murinjos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat