Ibraimi: Ndoshta duhet të “zihemi” me njëri-tjetrin

Futboll

Ibraimi: Ndoshta duhet të “zihemi” me njëri-tjetrin

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:48
Ibraimi: Ndoshta duhet të “zihemi” me njëri-tjetrin

Agim Ibraimi komentoi barazim 0-0 kundër Vllaznisë në “Gol pas Goli” në Supersport, duke u ndalur edhe te situata e Dinamos, që luajti një pjesë të parë shumë të mirë dhe i dha fund serisë prej tre humbjeve radhazi në Abissnet Superiore.

“Nuk kemi pasur fat, pasi Dinamo ka cilësi. Besoj se do kemi ngritje. Të them të drejtën, pjesa e parë ishte për ne, e dyta për Vllazninë. Pjesën e parë treguam atë që donim, u mundova t’i jap frymë ekipit si qendërsulmues. Ia dolëm disi, por në pjesën e dytë u tërhoqëm, edhe për shkak të presionit që kemi.

Përforcimet? Janë njerëz të tjerë për të thënë se ku kemi nevojë, pyesni drejtorin dhe trajnerin. Përforcimet janë brenda skuadrës, por të gjithë duhet të marrin më shumë përgjegjësi. Të gjithë kanë cilësi, por duhet ta shfaqim në fushë.

U treguam me dy fytyra pas ndeshjes me Skënderbeun. Duhet të falënderojmë presidentin për mbështetjen, ai ka qenë korrekt me ne, jemi borxhlinj ndaj tij, por besoj se do ia kthejmë për mirë.

Harmonia e tepërt ndikon edhe për keq, ndoshta duhet të fillojmë të bëjmë ndonjë zënkë. Me kë ta bëj? Me Imamin… Mihana u mërzit për zëvendësimin? Askush nuk do të ndërrohet, por duhet ta kuptojmë. Përgëzime edhe për portierin e ri”, përfundoi kapiteni i Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat