Goli i Celinës zgjidhet më i miri i muajit

Futboll

Goli i Celinës zgjidhet më i miri i muajit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 12:52
Goli i Celinës zgjidhet më i miri i muajit

Goli i yllit të Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, është zgjedhur goli i muajit nga klubi i Ipswich Town, shkruan Insporti.

Celina shënoi një gol tejet të bukur për Ipsëich në rangun e tretë të futbollit anglez “League One”. Tifozët e klubit e kanë votuar golin e tij si më i miri për muajin nëntor.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, ai ka deklaruar se ndoshta është goli më i mirë që ka shënuar në karrierën e tij.

”Kam shënuar shumë gola gjatë karrierës sime, por ky ishte më i miri. Kur godita topin, e pashë që ai po shkonte në rrjetë”.

Mesfushori sulmues shqiptar ka zhvilluar 13 paraqitje me Ipswich në League One të Anglisë dhe ka shënuar 4 gola, plus 3 asiste.

Celina karrierën në futbollin anglez e nisi me Manchester City, më pas ishte i huazuar në Ipswich Town, ndërsa sezonin e kaluar e provoi vetën në kampionatin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat