Formacionet zyrtare, Liverpool – Newcastle

Futboll

Formacionet zyrtare, Liverpool – Newcastle

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 20:35
Ilustrim

Liverpool do ta mirëpresë në Anfield skuadrën e Newcastles në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën Premier.

“Të Kuqtë” të cilët kanë fituar pesë ndeshjet e fundit në ligë do të kërkojnë fitoren e radhës për ta mbajtur hapin me skuadrën e Manchester Cityt që për momentin ndodhet me katër pikë më shumë duke kryesuar në tabelë.

Newcastle ndërkohë pozicionohet në pozitën e parafundit në tabelë me 10 pikë të mbledhura – aq sa skuadra e fundit Watford, duke regjistruar vetëm një fitore në 16 xhiro.

Ndërkohë Fabinho, Curtis Jones dhe Virgil van Dijk do të mungojnë në ndeshjen e sotme për “Të Kuqtë” pasi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Matip, Robertson; Thiago, Oxlade, Henderson; Salah, Diogo Jota, Sadio Mané.

Newcastle: Dubravka; Manquillo, Schär, Lascelles, Lewis; Murphy, Hayden, Shelvey, Fraser; Joelinton, Saint-Maximin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat