“Të Kuqtë” janë në luftë direkte për titull

Futboll

“Të Kuqtë” janë në luftë direkte për titull

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:54
“Të Kuqtë” janë në luftë direkte për titull

Në kuadër të xhiros së 17-të të Premier Ligës, Liverpooli do të ballafaqohet me skuadrën e Newcastle United, klub ky që po vazhdon të jetë në një krizë të rezultateve në këtë sezon dhe rrjedhimisht është e parafundit në renditjen tabelare.

“Të Kuqtë” janë në luftë direkte për titull me Manchester Cityn dhe Chelsean, derisa momentalisht janë në vendin e dytë me 37 pikë, katër më pak se lideri Manchester City.

Adrian, Elliot dhe Philips janë mungesat e Liverpolit për këtë ballafaqim, kurse nga ana tjetër mungojnë Dummet dhe Fernandez.

Këto janë formacionet e mundshme të kësja ndeshje e cila starton nga ora 21:00:

Liverpool: (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Keita; Salah, Jota, Mane

Newcastle United: (5-4-1): Dubravka; Manquillo, Schar, Clark, Lascelles, Lewis; Joelinton, Hayden, Shelvey, Saint-Maximin; Wilson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat