Navas: Dua gjithmonë të përmirësohem

Futboll

Navas: Dua gjithmonë të përmirësohem

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:24
Navas: Dua gjithmonë të përmirësohem

Keylor ka festuar këtë të mërkurë 35 vite dhe Paris Saint-Germain e ka intervistuar në kanalet zyrtare të klubit.

Portieri nga Kosta Rika ka folur edhe për konkurrencën me Gianluigi Donnarumma.

“Kam eksperiencë, arrij të ruaj qetësinë dhe kam vetëm një ide në kokë: të ndihmoj skuadrën. Dua gjithmonë të përmirësohem, mendoj të punoj”, ka thënë Navas.

Objektivat për pjesën tjetër të sezonit:

“Të fitoj. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme: të fitoj, vetëm të fitoj. Është e vetmja gjë që kam në mendje. Dua të vazhdoj kështu. Dua ta luaj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, të ndihmoj skuadrën, të fitoj tituj dhe të vazhdoj të shkruaj historinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat