Gomez habit me deklaratën

Futboll

Gomez habit me deklaratën

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 16:14
Gomez habit me deklaratën

Papu Gomez, i cili u largua nga Atalanta janarin e kaluar në drejtim të Sevijas ka dhënë një deklaratë për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, se nëse do të duhej të rikthehej në Serinë A italiane do ta bënte vetëm për Napolin:

“Jam 33 vjeç dhe do të doja të luaja deri në 37-38. Të rikthehem në Itali?

Napoli gjithmonë më ka tërhequr duke parë lidhjen me Diego Armando Maradonën, për mënyrën sesi i trajton argjentinasit dhe do të rikthehesha vetëm për ta.

Insinje? E kam admiruar gjithmonë, por fakti që ka luajtur gjithmonë te Napoli ka humbur disi shikueshmërinë për të.”, përfundoi Papu Gomez, i cili aktualisht në këtë sezon me fanellën e Sevijas në La Liga është aktivizuar në total në 11 ndeshje ku ka mundur të realizojë vetëm një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat