Messi i shkruan letër prekëse shokut të Kombëtares

Futboll

Messi i shkruan letër prekëse shokut të Kombëtares

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 14:50
Messi i shkruan letër prekëse shokut të Kombëtares

Lionel Messi i është drejtuar Sergio Agueros me një letër prekëse, pasi ish-sulmuesi i Manchester City dhe Barcelonës u detyrua të pensionohet nga futbolli për shkaqe shëndetësore.

Në një konferencë emocionale në Camp Nou, Aguero i përlotur njoftoi se ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë, për shkak të telasheve në zemër.

Sulmuesi argjentinas përjetoi vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngim në gjoks në një ndeshje të Barçës kundër Alavesit më 30 tetor. Testet mjekësore gjetën se 33-vjeçari ka çrregullime në të rrahurat e zemrës.

Aguero kishte shpresuar se po i bashkohej Barcelonës për të luajtur përkrah mikut dhe shokut të KOmbëtares Argjentinase edhe në Camp Nou, por Messi mbeti ka kontratë në Katalonjë dhe u detyrua të largohej për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit.

Aguero i zhvilloi vetëm pesë ndeshje këtë sezon për Barçën, para se t’i shfaqeshin telashet në zemër.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Messi theksoi: “Një karrierë së bashku, pothuajse, Kun… Ne përjetuam çaste shumë të mira dhe të tjera që nuk ishin shumë të mira, të gjitha ato na bënë të jemi më të bashkuar dhe shokë më të mirë. Dhe do të vazhdojmë t’i jetojmë ato edhe jashtë fushës.”

Messi dhe Aguero e fituan medaljen e artë olimpike dhe Kampionatin Botëror U20 në rininë e tyre, si dhe këtë verë Kupën e Amerikës si partnerë sulmi në Kombëtaren e Argjentinës.

“Çfarë gëzimi i madh që e ngremë lart trofeun e Kupës së Amerikës para pak kohësh. Të gjitha ato arritje që i bërë në Angli dhe tani e vërteta dhemb shumë të të shoh duke u detyruar të mos e bësh më atë që e do më së shumti, për shkak të asaj që të ndodhi. Jam i sigurt se do të jesh i lumtur sepse je person i cili shpërndan lumturi dhe ata që të duan do të jenë me ty”, shtoi Messi.

“Të gjitha të mirat në etapën e re!!! Të dua shumë miku im, do të më mungosh në fushë dhe në ekipin kombëtar!!!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat