Nga ish-trajneri i Rusisë te ai i Romës dhe i Barcelonës

Futboll

Nga ish-trajneri i Rusisë te ai i Romës dhe i Barcelonës

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 14:12
Nga ish-trajneri i Rusisë te ai i Romës dhe i Barcelonës

Ferencvaroshi ka shkarkuar trajnerin Peter Stoger, i cili nuk ka përmbushur objektivat e klubit deri në këto momente. Ish-trajneri i Borusias së Dortmundit i ka dhënë fund aventurës së tij në Hungari dhe tashmë klubi ka përpiluar listën me kandidatët e mundshëm për të zënë vendin e tij.

Sipas “Ulloi129.hu” Ferencvaroshi po shqyrton 6 profile të ndryshme dhe kreu i ri i pankinës do të jetë një prej tyre.

Myrto Uzuni do të ketë mundësinë të punojë me emra të njohur dhe me eksperiencë të madhe në kampionatet elitare, teksa në listë përfshihen ish-trajnerë të Rusisë, Romës, apo edhe krahu i djathë e Koeman-it te Barcelona. I pari që prin listën e dëshirave është Stanislav Cherchesov, i cili ishte kreu i pankinës së Kombëtares së Rusisë, të cilën e dërgoi deri në çerekfinale të Kupës së Botës 2018.

Ndërkohë alternativa të tjera janë trajneri i kampionëve të Ukrainës, Zorias së Luhanskut, Viktor Skripnik, trajneri i Moldes, Erling Moe, si dhe Eusebio Di Francesko. Ky i fundit ka një eksperiencë në Serie A, ku ka drejtuar Romën, ndërsa në muajin shtator la pankinën e Veronës.

Në listën e Ferencvaroshit gjenden edhe dy emra të tjerë. Alfred Schreuder, i cili ishte krahu i djathë i Koeman-it te Barcelona, si dhe Yuri Vernydub, që ka prekur një sukses të jashtëzakonshëm me Sherif Tirasspolin, duke e kualifikuar për herë të parë në Champions League, ku u rendit i treti në grup e duke mposhtur gjithashtu Realin e Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat