Kumbulla feston 50 paraqitje në Serie A

Futboll

Kumbulla feston 50 paraqitje në Serie A

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 20:33
Kumbulla feston 50 paraqitje në Serie A

Marash Kumbulla ka arritur numrin e 50 paraqitjeve në Serinë A.

Ky është sezoni i tij i tretë në elitën e futbollit italian, ndërsa dy të parët i ka luajtur me fanella të ndryshme. Fillimisht me Veronën e më pas me Romën.

 Mbrojtësi shqiptar festoon 50 paraqitjet e tij të para në Serinë A në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një video me momentet më kyçe të karrierës së tij.

Nga goli i parë me fanellën e Veronës te rrjetat e tundura me Romën, Kumbulla i përmbledh të gjitha në një postim në “Instagram”.

Lojtari i Kombëtares kuqezi shkruan: “50 ndeshje në Serie A. Është vetëm fillimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat