Juventusi tenton t’i rrëmbejë talentin Romës

Futboll

Juventusi tenton t’i rrëmbejë talentin Romës

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 19:17

Juventusi tenton t’i rrëmbejë talentin Romës!

Në orët e fundit, shkruan SportMediaset, në Torino është organizuar një darkë mes Mino Raiola dhe zëvendëspresidentit të Juventusit, Pavel Nedved.

Mes të dyve ka një marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi që vazhdon prej shumë vitesh, por sipas transmetuesit ka mundësi që të jetë përfolur edhe për merkato.

Dhe konkretisht, një profil që mund t’i shtojë diçka krahut të majtë të Massimiliano Allegrit: ndër lojtarët potencialë që mund të jenë me interes për Juventusin janë Riccardo Calafiori i Romës dhe Owen Wijndal, i lindur në ’99 dhe qe luan te AZ Alkmaar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat