Stinori vjeshtor mbyllet pa asnjë parregullsi, nuk ka inicime disiplinore nga Komisioni i Garave

Futboll

Stinori vjeshtor mbyllet pa asnjë parregullsi, nuk ka inicime disiplinore nga Komisioni i Garave

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:29
Stinori vjeshtor mbyllet pa asnjë parregullsi, nuk ka inicime disiplinore nga Komisioni i Garave

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me datë 14.12.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 18-të të BKT Superligës edicioni 2021/2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, nuk u gjetën prova për inicime disiplinore.

Vendime:

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 18-të të BKT Superligës edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave nuk gjeti prova për inicime disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat