Barcelona nuk heq dorë

Futboll

Barcelona nuk heq dorë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:38
Barcelona nuk heq dorë

Barcelona do të synojë ta transferojë qendërsulmuesin, Erling Haaland gjatë afatit kalimtar veror.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është fans i madh i norvegjezit dhe beson se ai është lojtar që i nevojitet klubit.

Barcelona po kërkon formula ekonomike të ndryshme për transferimin e tij dhe gjithashtu kërkon nga Raiola që t’i ulë kërkesat.

Ditë më parë, agjenti i Haaland, Mino Raiola deklaroi se sulmuesi norvegjez me shumë gjasa do të largohet nga Dortmundi në verë, teksa e përmendi edhe Barcelonën si destinacionin e mundshëm.

Por, katalonasit kanë probleme të theksuara financiare. Ata duhet të shesin shumë lojtarë dhe të krijojnë fonde për ardhjen e një lojtari që do t’u kushtojë jashtëzakonisht shumë atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat