Real Madridi nuk ka mëshirë as për Atleticon, + 8 pikë nga Sevilla

Futboll

Real Madridi nuk ka mëshirë as për Atleticon, + 8 pikë nga Sevilla

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 22:54
Real Madridi nuk ka mëshirë as për Atleticon, + 8 pikë nga Sevilla

Karim Benzema e Marco Asensio i japin goditje të rëndë Atletico Madridit. 

Real Madridi nuk ka mëshirë as për Atleticon. Reali ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Atletico Madridit, në derbin e madh që u zhvillua në stadiumin "Santiago Bernabeu" në Madrid. 

Në minutën e 16-të, Vinicius asiston deri të Benzema i cili nuk e la topin të prek as në tokë e nga 15 metra shënon në këndin e poshtëm e të majtë, 1:0.

Në minutën e 57-të, Asensio nga rreth 14 metra shënon në këndin e djathtë për 2:0. 

Pas javës së 17-të në kampionatin spanjoll, Reali kryeson me 42 pikë, ka 8 më shumë se Sevilla në pozitën e dytë dhe 13 se Atletico në vend të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat