Progni: Është e rëndësishme të jemi kampion vjeshtor

Futboll

Progni: Është e rëndësishme të jemi kampion vjeshtor

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:57
Progni: Është e rëndësishme të jemi kampion vjeshtor

Sot u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor apo më saktë të javës së 18-të në BKT Superligën e Kosovës.

Gjilani e mbyll stinorin si kampion vjeshtor, duke lënë mbrapa Dritën dhe Ballkanin, shkruan Gazeta Olle. Kuqebardhët triumfuan ndaj Ballkanit në Suharekë, me rezultat minimal 1-0, dhe kështu renditen në vendin e parë në elitën e futbollit kosovar.

Ishte supergoli i Gerhard Prognit (75′), që ia solli fitoren gjilanasve.

Kapiteni i Gjilanit pas ndeshjes është shprehur i lumtur që goli i tij solli tri pikë dhe pozitën e parë në renditje në fund të stinorit vjeshtor të Superligës në futboll.

“Është kënaqësi të shënoj gola të tillë. Jemi një grup shumë i mirë dhe mund të them që kjo fitore i dedikohet tifozëve tanë.

Është e rëndësishme të jemi kampion vjeshtor por e rëndësishme është që po e shijojmë momentin dhe futbollin. Jemi në gjysmën e rrugës dhe kemi bërë shumë mirë deri më tani. Do të japim maksimumin që të arrijmë rezultate pozitive”, deklaroi Progni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat