Pedri: Messi do të mbetet gjithmonë një legjendë

Futboll

Pedri: Messi do të mbetet gjithmonë një legjendë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:25
Pedri: Messi do të mbetet gjithmonë një legjendë

Ylli i ri i Barcelonës, Pedri, ka folur rreth ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Lionel Messit, për të cilin tha se do të mbetet gjithmonë legjendë për tifozët e klubit katalunas.

Pedri tha se për të ishte një ëndërr e realizuar, që arriti të luajë bashkë me Messin.

"Të luaja me të ishte një ëndërr e realizuar. Isha tre vjeç kur ai fitoi 'Golden Boy'. Ai do të jetë gjithmonë një legjendë për tifozët e Barcelonës dhe është një nder i madh për mua të marr këshilla nga ai. 

Ai më përgëzoi dhe më tha të mos dorëzohem kurrë. Nëse dikush si ai ju thotë këtë në moshën 17-vjeçare, çfarë ju ka mbetur, duke kujtuar se vetëm pak javë më parë keni luajtur për Messin në PlayStation? Vetëm një gjë - të bindesh. Dhe kështu ndodhi”, tha Pedri në një intervistë për Tuttosport me rastin e marrjes së çmimit ''Golden Boy''.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat