Shkëndija favorite ndaj Skopjes! Nafiu: Do të arrijmë deri te fitorja

Futboll

Shkëndija favorite ndaj Skopjes! Nafiu: Do të arrijmë deri te fitorja

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 20:41
Shkëndija favorite ndaj Skopjes! Nafiu: Do të arrijmë deri te fitorja

Ditën e diel Shkëndija nga Tetova do të zhvillojnë ndeshjen e fundit për vitin 2021, respektivisht ndeshjen përmbyllëse të sezonit vjeshtor.

Kundërshtar i kuqezinjve në këtë javë është ekipi i Skopjes, ndërsa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00.

Kuqezinjtë janë në formë të mirë në ndeshjet e kampionatit pasi që në pesë ndeshjet e fundit kemi 4 fitore dhe një barazim.

Ndeshja e fundit e Shkëndijës kundër Skopjes u zhvillua më 19 shtator në lagjen Autokomandë të Shkupit, që përfundoi me fitoren e Shkëndijës me rezultatin 0:2, ndërsa autorë të golave për Shkëndijën në atë ndeshje ishin Valmir Nafiu dhe Jan Krivak.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Stojançe Trpçevski nga Kavadari, do t’i ndihmojnë Dushko Panov nga Kavadari dhe Ilija Gonev nga Negotina, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Bobi Veliçkov nga Velesi.

Opinioni:

Valmir Nafiu, tha: “Kjo është ndeshja e fundit për vitin 2021 dhe prandaj patjetër do të kërkojmë fitore kundër ekipit të Skopjes, me qëllim që të përmbyllim me fitore sezonin vjeshtor. Por fitorja normalisht se arrihet vetëm nëse jemi të koncentruar dhe të motivuar për ndeshjen.

Në stërvitje punojmë me intensitet të lartë dhe dita ditës sa më shumë i përshtatemi stilit të lojës të cilin e kërkon trajneri. Në ndeshjet e fundit në kampionat kemi luajtur futboll të mirë dhe kemi arritur rezultate të mira. Andaj besoj se edhe në ndeshjen kundër Skopjes do të arrijmë deri te fitorja”.

Të rejat në skuadër:

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Pozita momentale: Ekipi i Skopjes gjendet në vendin e nëntë në tabelë, me 20 pikë të tubuara.

Ecuria: Në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, ekipi i Skopjes ka një fitore, 3 humbje dhe një barazim. Në ndeshjen e fundit në terren vendas e mundi ekipin e Struga Trim Lum me rezultatin 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat