Milani mund të fitojë titullin?

Futboll

Milani mund të fitojë titullin?

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:02
Milani mund të fitojë titullin?

Zhunior Mesias është i përzgjedhuri i Milanit për të folur në kuadër të takimit të sotëm kundër Udineses në 20:45 duke qenë se Stefano Pioli është i ftohur dhe ka “dezertuar” konferencën e zakonshme për mediat. Trajneri, sidoqoftë, duhet të jetë në stol rregullisht sot, ndërkohë që braziliani ka folur për eliminimin nga Champions-i dhe momentin e kuqezinjve në prag të sfidës së kampionatit.

Besoni vërtet se Milani mund të fitojë titullin?

"Jemi në vendin e parë e duhet të besojmë. Milani është një klub që duhet të fitojë gjithmonë diçka. Si skuadër besojmë te titulli dhe do të bëjmë të pamundurën, pavarësisht se kemi shumë rivalë të fortë në rrugën tonë. Duhet t’i marrim me radhë ndeshjet sepse kampionati është i gjatë.

Qëllimi ynë është që të grumbullojmë sa më tepër pikë", tha futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat