Nuhiu: Jemi rritur si skuadër, nesër për përmbyllje me fitore

Futboll

Nuhiu: Jemi rritur si skuadër, nesër për përmbyllje me fitore

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:27
Nuhiu: Jemi rritur si skuadër, nesër për përmbyllje me fitore

Në prag të ndeshjes së fundit kampionale për stinorin vjeshtor, klubi i futbollit Drita nga Gjilani, ka mbajtur konferencën e radhës për media, ku u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Albin Krasniqi.

Drita ndeshet (nesër, 13.00) me Ulpianën e Lipjanit, në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita është në vend të tretë me 31 pikë e Ulpiana e teta me 18 sosh. 

Në këtë rast, kryetrajneri Nuhiu theksoi se skuadra është gati, pati kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë takim dhe rikuperuar formën e futbollistëve.

“Bëhet fjalë për një skuadër që realisht vendoset shumë mirë në fushë dhe kanë një ide se sit ë dalin në kundërsulm.

Prandaj jemi munduar të përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe skuadra është gati. Jemi në moment të mirë, vijmë pas dy fitoreve rradhazi dhe besoj ta vazhdojmë ecurinë pozitive dhe të marrim maksimumin nga ndeshja e nesërme”, ka thënë Nuhiu.

Sa i përket ecurisë së klubit tonë përgjatë stinorit që po e lëmë pas, Nuhiu theksoi se skuadra ka mund të marr më tepër: “Skuadra nga ndeshja në ndeshje po përmirësohet, nga momenti që është kompletuar skuadra dhe nuk kemi pasur mungesa po shohim se rezultatet veçse po vijnë.

Nuk diskutohet unë gjithmonë do të jem më kërkues, sepse këta djemë kanë potencial për të dhënë edhe më tepër. Nuk mjafton asnjëherë për mua si trajner, mundohem që të punoj dhe do të kërkoj gjithmonë e të marr maksimumin sepse kanë më tepër për të bërë.

Më këtë skuadër që kemi asnjëherë nuk është mjaftueshëm, por i dijmë edhe vështirësitë që na janë paraqitur në këto gjashtë muaj. Nga ndeshja në ndeshje jemi rritur dhe do të vazhdojmë kështu, shpresoj që nesër ta mbyllim në mënyrën më të mirë”, ka thënë Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat