Barcelona, zbulohet lista e 5 lojtarëve

Futboll

Barcelona, zbulohet lista e 5 lojtarëve

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:43
Barcelona, zbulohet lista e 5 lojtarëve

Xavi Hernandez po përgatit spastrimet te Barcelona.

Katalanasit kanë fituar dy ndeshjet e para në kampionat nën drejtimin e trajnerit të ri, por më pas kanë humbur kundër Betis në La Liga dhe janë eliminuar në Champions League pas humbjes 3-0 të pësuar kundër Bayern Munich.

Nuk është një sekret që Xavi synon ta përforcojë ekipin, por do të vduhet të shesë disa lojtarë për ta bërë këtë.

Sipas Mundo Deportivo, Philippe Coutinho dhe Samuel Umtiti janë nxjerrë të dy në merkato.

Por lista e yjeve që pritet të sakrifikohen nga blaugranat përfshin edhe Frenkie de Jong, i cili ka zhgënjyer në ndeshjet e fundit.

Emri tjetër është ai i Sergino Dest, i cili nuk ka dhënë atë që pritej.

Mbrojtësi Oscar Mingueza, i cili është dukur në vështirësi, është lojtari i pestë i listës së të padëshiruarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat